Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencë për gazetarë me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq, foli për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar lart marrëveshjen e nënshkruar. Albin Kurti tha se kemi rritje të shkëmbimit tregtar me Malin e Zi në vitin e fundit dhe se gjatë vitit 2022 mbi gjysmë milioni qytetarë janë regjistruar si hyrje-dalje mes Kosovës e Malit të Zi. Marrëveshja për aviacionin civil është shumë e rëndësishme. Një kompani ajrore që ka fluturuar 4 herë në ditë me këtë marrëveshje e shton edhe një fluturim. Deri më tani korridoret shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet ushtarake, derisa fluturimet komerciale nuk realizoheshin. Por, me marrëveshjen që nënshkruam sot hapet mundësia e fluturimeve për kompanitë ajrore. Biseduam edhe për bashkëpunimin rajonal dhe na gëzon fakti që Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjet në kuadër të procesit të Berlinit, u shpreh, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …