Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri Kurti nesër do të raportojë në Kuvend për takimin e tij të fundit në Bruksel, lidhur me pranimin e Asociacionit

Kryeministri Albin Kurti,  pritet që nesër të  raportojë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me udhëtimin e tij të fundit në Bruksel të enjten e javës së kaluar, ku zhvilloi negociata të gjata me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, kryetarin  e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministren e Italisë, Gjorgjia Meloni. Ai kishte deklaruar se kishte qenë  i gatshëm të nënshkruante aty për themelimin e kësaj bashkësie komunash, sipas propozimit të ndërkombëtarëve, por Serbia nuk deshi. Pasi u kthye, Kurti të nesërmen doli në një konferencë për media së bashku me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, dhe të dy folën me tone pozitive për këtë propozim. Kurti nuk deshi të fliste për hollësitë e propozimit, duke përmendur një kërkesë të ndërkombëtarëve për këtë çështje. “Sa i përket propozimi, ne e respektojmë kërkesën e pesë emisarëve deri sa të na kërkohet që të mos flasim konkretisht për të, por më e rëndësishmja është që emisarët kanë deklaruar që e kanë shkruar me kujdes, duke pasur parasysh Kushtetutën dhe ligjin dhe se përgjigjen për çfarëdo dilema gjithnjë do ta japë Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …