Kryeministri Kurti

Kryeministri Kurti, nuk përgjigjet në pyetjet e Ramush Haradinaj, por i thotë me shpërfillje mos u bazo në tituj lajmesh

Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar nga kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, të mos bazohet vetëm në tituj të lajmeve, por t’i lajmërojë ato deri në fund. Haradinaj ka thënë se Kosova është në krizë të rëndë energjetike dhe sipas tij, nuk premtohet një e ardhme më e mirë. Kurti ka thënë se Kosova nuk do të jetë e varur në prodhimin e energjisë elektrike. Gazsjellësi edhe nëse do të ishte marrë, nuk do të ishte në funksion në këtë krizë energjetike. Strategjia kombëtare e energjisë përfshin kapacitete të reja të energjisë. Gjatë mbledhjes së përbashkët me Shqipërinë është shkruar marrëveshje bashkëpunimi për investime të përbashkëta në kapacitete të reja gjeneruese, ka thënë Kurti, pa u përgjigjur në pyetjet e Ramush Haradinajt.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …