Kryeministri Kurti flet për një vendim të pesëshes së BE’së për ta njohur Kosovën

Kryeministri Kurti, pas një kohe të gjatë është kthyer sërish në Kuvend, me lavde për veten e kritika për kundërshtarët

Kryeministri, Kurti,  pas një kohe të gjatë është kthyer sërish në Kuvendin e Kosovës me lavde e kritika. Ai para deputetëve, e ka prezantuar buxhetin për vitin 2025. Në fillim e ka lavdëruar veten, duke thënë se qenka qeveria e parë që prezantoi katër buxhete për një mandat. Si rezultat, qeveria e parë që po e dërgon mandatin deri në fund. Buxheti është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro, apo 9% më shumë se në vitin 2024, apo 60 për qind më shumë se buxheti i vitit 2020.  Më tutje, Kurti ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për ta goditur Gjykatën Kushtetuese duke konstatuar se ajo, sipas tij, më shpesh bën bilanc politik se drejtësi. Miratuam Ligjin për Pagën Minimale, dhe Ligji për Çmimet Tavan që të parandalohej abuzimi me çmimet. Të dy ligjet i bllokuan duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese, eventualisht që Gjykata më shpesh bën bilanc politik se që ndan drejtësi, njërin ligj e rrëzoi, tjetrin e miratoi. Dëm gjithsesi  ka thënë kryeministri, Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …