Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgon përkrahje Taravarit e taravolëve që janë radhitur me VMRO-në nacionaliste në Maqedoninë e Veriut, duke marrë qëndrim kundër çlirimtarit, Ali Ahmeti. Këtë përkrahje Kurti e ka kumtuar para udhëtimit për në Gjermani për të marrë pjesë në një konferencën e socialistëve. Megjithatë, kjo përkrahje nuk ndihmon kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravari, të fitojë në zgjedhjet presidenciale, ndërsa Kurti është kritikuar për ndërhyrjen e tij në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Maqedonisë së Veriut. Ali Ahmeti, kryetari i parë i BDI-së, kishte shprehur shqetësimin se ndërhyrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Maqedoni e kishte vënë atë në një pozitë të vështirë. Pse Kurti ishte i interesuar për të mbajtur parti politike në Maqedoni, duke e lënë atë në një situatë të vështirë. Në këtë përkrahje Kurti nuk distancohet nga kërkesat e VMRO-së për themelimin e një Gjykatë Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
