Kryeministri Kurti, pranoi një telefonatë nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkon zbatimin e AKS-së, pa vonesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga kryetari Francës, Emmanuel Macron. Ai  rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin evropian”. Macron nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me mbështetje ndërmjetësimi të BE-së dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër”, duke përshëndetur zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Macron foli për  rëndësinë që Franca i kushton aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet  të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Macron shprehu keqardhje për dështimin e votimit lidhur me  tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, duke përsëritur nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt, me pjesëmarrjen e popullatës serbe, thuhet mes tjerash në komunikatën e Presidencës së Francës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …