Kryeministri, Albin Kurti pritet të negocioj me deputetin Adem Hoxha për ta siguruar votën e tij për Vjosa Osmanin. Njoftohet se takimi në mes të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Adem Hoxhës nga Partia Unike e Goranëve do të zhvillohet sot rreth orës 15.00. Njoftohet se mes tyre është zhvilluar edhe një takim tjetër kohë më parë por nuk kishin arritur të merren vesh se çfarë duhet ofruar në këmbimim të votes për president për Vjosa Osmanin. Deri tani nuk dihet se cilat janë kërkesat konkrete të deputetit nga radhët e Partisë Unike të Goranëve por mësohet se kërkesat e kreut të partisë së goranëve për ta dhënë votën për kandidaten për president, Vjosa Osmanin, nuk janë të vogla dhe kanë të bëjnë me disa poste qeveritare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …