Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim oficerë të lartë që ndjekin Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes, të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Sipas njoftimit për media, Kurti ka thënë se Kosova rreshtohet me demokracitë dhe vlerat demokratike dhe është partner i besueshëm i miqve të saj që ndajnë të njëjtat vlera. Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve me shtetet mike e partnere, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimin Evropian e NATO-n, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ai theksoi synimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, ndërsa veçoi rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …