Kryeministri Kurti, sot në Ambasadën turke, në Prishtinë, mori pjesë në “Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të Turqisë

Kryeministri  Kurti, sot në Ambasadën  turke, në Prishtinë, mori pjesë në “Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të Turqisë. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka përkujtuar dëshmorët e demokracisë të cilët 8 vjet më parë, më 15 korrik 2016, i patën shpëtuar institucionet demokratike të shtetit të Turqisë të zgjedhura nga populli turk, nga një përpjekje e dështuar grusht-shteti. “Mesnatën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut 2016, populli i Kosovës ishte me popullin e Turqisë, sepse ne jemi dy popuj miq, shtetet tona janë partnere dhe aleate, kurse vendet tona ndajnë shumë të përbashkëta si nga e kaluara historike, ashtu edhe nga e tashmja e demokracive tona dhe e ardhmja e synuar prosperuese”, ka thënë kryeministri Kurti. Ai, duke anashkaluar se  si kishte thënë tetë vjet më parë,  ka nënvizuar se marrëdhëniet e ngushta me Turqinë, si nga ana e rolit të Turqisë në NATO gjatë luftës në Kosovë dhe kontributit të ushtarëve turq në kuadër të trupave të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në Kosovë, e po ashtu dhe nga ana e lidhjeve e shkëmbimeve mes nesh. ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …