Në Antalia të Turqisë, po mbahet Forumi Diplomatik, takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin po marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Në këtë Forum po merr pjesë edhe kryetarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e të cilët kanë pasur takime me liderë rajonalë e botërorë. Kryeministri Kurti një takim çasti e ka pasur edhe me zëvendëskryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Forumi në Anatalia të Turqisë përfundon punimet më 13 mars. Gjatë tri ditëve kanë marrë pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete të botës.
