Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në kuadër të Samitit të Paqes, që po mbahet në Paris të Francës. Borrelli ka thënë me këtë rast se me Kurtin kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit, dhe progresin të cilin e ka quajtur urgjentisht të nevojshëm, në dialogun Beograd-Prishtinë. Biseduam e shqyrtuam për integrimin evropian, diskutimin për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm dypalësh”, ka shkruar Borrell, pas takimit ke kryeministrin Albin Kurti, i cili, sot mungoi me arsye, në përmbylljen e fushatës zgjedhore për balotazh, që do të mbahet ditën e diel.
