Kryeministri, Albin Kurti takon sot liderët e opozitës për të biseduar për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës. Gjatë takimit do të bisedohet për gjendjen në pjesën veriore të vendin dhe çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës. Kujtojmë se dje, gjatë konferencës për medie, kryeministri, Albin Kurti deklaroi se Serbia qartazi dëshiron të militarizojë dhe të e eskalojë situatën. Po sjell deri afër kufirit të Kosovës edhe helikopterë e avionë të prodhimit rus. Nëpërmjet këtyre sulmeve, provokimeve ku përdoren qytetarët e Kosovës, Serbia provokon konflikt serioz ndërkombëtar, që rrezikon të marrë përmasa rajonale.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …