Sot në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, që nuk ndodhi nga qielli por shkaktuan dhe e bënë plojë forcat ushtarake e policore të Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për këtë përvjetor, cituar nga shumica e medieve në Kosovë ka thënë: “Më 15 janar në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë pati ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për Kosovën. I kemi edhe 11 ushtarë të UÇK-së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj edhe një herë po e theksoj rëndësinë e të vërtetës të ambasadorit William Walker, të cilit i jemi mirënjohës që në një moment historik për popullin tonë e foli vetëm të vërtetën”, ka thënë ai.
Pse fshihet e vërteta se nëntë luftëtarë të lirisë, kanë rënë në mbrojtje të popullatës, para se të hyjnë qindra trupa serbe në Reçak ndërsa në mbrojtje të kufomave ka rënë vetë, komandanti i Brigadës, Ahmet Kaçiku, disa ditë më vonë. Para hyrjes së forcave serbe kanë rënë duke luftuar me aq sa kanë mundur dhe me armatimin që e kanë pasur, Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçnikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit, Mehmet Mustafa, Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokallari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë edhe bija e tij Hanëmshaheja 16-vjeçare.
Këta dëshmorë nuk ka pasur mundësi të luftojnë për kufomat, gjatë betejës sepse kanë rënë që në fillim, dhe jo në mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia, sikur thotë Albin Kurti. Është për keqardhje pse nuk reagojnë bashkëluftëtarët e dëshmorëve në Reçak e në Shtime, madje as komandantët pse lejohet ky deformim të kalojë heshtas për sa e sa vjet dhe jo vetëm me këtë rast. Kujt po i pengon kjo e vërtetë. Dikush duhet të japë llogari e këtë llogari dhet ta kërkojnë në radhë të parë veteranët, pastaj të tjerët.
Albin Kurti “Më 15 janar në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë pati ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për Kosovën. I kemi edhe 11 ushtarë të UÇK-së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj edhe një herë po e theksoj rëndësinë e të vërtetës të ambasadorit William Walker, të cilit i jemi mirënjohës që në një moment historik për popullin tonë e foli vetëm të vërtetën”, ka thënë ai. Ky lajm gjendet i afishuar në shumë medie.
Dëshmorët e Reçaku:
https://www.radiokosovaelire.com/ali-rakip-beqa-30-1-1973-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/ismail-adem-luma-5-3-1975-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/sadik-xheme-osmani-21-5-1954-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/nazim-tahir-kokollari-22-3-1974-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/shaqir-zejnush-berisha-8-11-1969-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/skender-nezir-qarri-24-5-1975-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/sadik-murat-mujota-26-8-1939-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/enver-hyzri-rashiti-10-7-1974-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/ragip-jahir-bajrami-8-11-1964-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/nexhat-faik-ramadani-10-2-1978-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/nexhat-faik-ramadani-10-2-1978-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/mehmet-zenun-mustafa-17-3-1938-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/lutfi-hasan-bilalli-15-7-1957-15-1-1999/
https://www.radiokosovaelire.com/kadri-shyqeri-syla-17-6-1967-15-1-1999/