epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Kryeministri Kurti, tri-katër herë në ditë flet për sulmin terrorist të Serbisë në veri, në përpjekje për t’ i bindur ndërkombëtarët

Kryeministri Kurti, tri-katër herë në ditë flet për sulmin terrorist të Serbisë në veri, në përpjekje për t i bindur ndërkombëtarët, të cilët sipas tij nuk po e ditkan cilat qenkan  cilat janë synimet. Ai në një postim të tij ka shkruar se në bazë të dokumenteve të konfiskuara e të konfirmuara nga Policia e Kosovës sulmi terrorist ishte plan për aneksimin e veriut të Kosovës. Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar nga Policia e Kosovës, konfirmohet se sulmi terrorist i 30 serbëve  ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti. Sipas kësaj deklarate del se me Serbia me 30 terroristë dhe me disa rezeve, paska synuar  aneksimin e Kosovës, por këtë e paska pamundësuar Policia e vendit. Ky përfundim i Kurtit, jo vetëm që është i nxituar por edhe krejt i pavlerë, sepse me 30 terrorist të armatosur mund të merret një fshat i vetëm ashtu sikur nuk u mor, Banjska e Zveçanit,   sepse ishin qindra policë shqiptarë në dijeni të aksionit serb. Përpjekja për ta  bindur opinioni se ai e ka shpëtuar veriun pa e aneksuar Serbia, është një përpjekje e mjerë të cilën nuk e beson askush, përveç fanatikëve të Vetëvendosjes, të cilët të ekstazuar i besojnë kultit  të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …