Kryeministri Kurti, u takua me ambasadorët e “Pesëshes” dhe paraqiti propozimin e tij për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Kryeministri Kurti, u takua me ambasadorët e “Pesëshes” dhe paraqiti propozimin e tij për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes është takuar me ambasadorët e Pesëshes  për të prezantuar propozimin e tij për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai ka thënë se këtë propozim e ka konsultuar  paraprakisht me kryediplomatin evropian, Josep Borell. Me te  dhe me ambasadorët e pesë vendeve, sot e kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin e plotë të Qeverisë, për uljen e tensioneve në veri dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kurti tha se situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë. Eskalimi më 29 maj e bën urgjente sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj Policisë së Kosovës dhe ushtarëve të NATO-s. Serbët lokalë janë duke protestuar vazhdimisht prej asaj dite, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Shtetet mike të Kosovës kanë kërkuar urgjentisht uljen e tensioneve, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veriun e vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …