Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri, Albin Kurti është takuar me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Gjatë takimit mes tyre është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, dhe për zhvillimet dhe sfidat rajonale. “Kryeministri Kurti falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj, dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor. Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih që po mbahet gjatë kësaj fundjave” thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …