Qeveria e Kosovës, e ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti sot do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar përsëri me kryetarin serb, Aleksandër Vuciq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Ky takim pritet të mbahet pasditen e sotme, ndërsa të pranishëm pritet të jenë ndërmjetësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Zyra e Kryeministrit ka thënë që i pari i ekzekutivit do të kthehet në Prishtinë posa të përfundojë vizitën në kryeqendrën evropiane. E në Bruksel shefi i qeverisë kosovare do të takohet përsëri me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. E njohësit e procesit të dialogut, kanë pritshmëri minimale nga ky takim. E më optimistë për takimin e 19 korrikut, janë në Institutin Demokratik të Kosovës. Ndërkohë, Petar Petrkovic, drejtori i ashtuquajturës Zyra Për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të dielën deklaroi se pala serbe në këtë takim, do të insistoj në formimin e Asociacionit e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …