Kryeministri, Albin Kurti e ka vlerësuar lart marrëveshjen e arritur në Bruksel për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka deklruar për BBC se bisedimet ne Bruksel nuk kanë qenë të lehta por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve. “Ne kemi pas bisedime ne Bruksel që nuk kanë qenë të lehta por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve. E falënderoj Borrellin, Lajcak dhe Escobar për punën e zellshme në Prishtinë dhe Beograd, në të njëjtën kohë i falënderoj qytetarët e Kosovës për mbështetjen” ka deklaruar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.
Albin Kurti as kësaj radhe nuk e ka falënderuar Hashim Thaçin, i cili e kishte arritur këtë marrëveshje shumë vjet më parë dhe për këtë Kurti me të vetët, asokohe e kishte shpallur tradhtar të interesave të Kosovës.