Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq nesër do të arrijë për një vizitë zyrtare në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq nesër do ta vizitojë Kosovën. Ai do të pritet në Aeroportin e Prishtinës nga krerët më të lartë të shtetit. Sipas njoftimit të Qeverisë, Markoviq pritet të aterojë në aeroportin “Adem Jashari” në orën 16:00 nga zëvendës-kryeministri,  Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi. Kryeministri, Markoviq, gjatë vizitës në vendin tonë do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin Hashim Thaçi dhe me përfaqësues të pakicës kombëtare malazeze,  në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …