Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Republikën e Kosovës të mërkurën. Kështu ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit të Kosovës për medie. Kryeministri malazez do të qëndrojë në Kosovë me datat 14 dhe 15 shkurt 2018. Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, ishte planifikuar të ndodhte javën e kaluar, por ajo ishte anuluar pasi aeroplani i tij nuk mundi të ateronte në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të mjegullës se madhe.
