Kryeministri, Isa Mustafa, me anëtarë të kabinetit të tij qeveritar, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në nderim të “Epopesë së UÇK-së”. Ne vlerësojmë se vepra heroike e komandantit legjendar Ademit, Shabanit, Hamzës dhe e tërë familjes Jashari, janë vepra që kapërcejnë kornizat e historive të flijimit për lirinë e vendit dhe për “mbrojtjen e pragut të shtëpisë”. Është vepër që meriton respekt të veçantë për të gjithëve ne dhe para se cilës të gjithë përkulemi, tha Mustafa. Pas homazheve kryeministri i Kosovës nuk e ka vizituar kullën e Jasharëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …