Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Kryeministri Mustafa beson se më 1 shtator Kuvendi do ta ratifikojë Marrëveshjen për Demarkacionin

Kryeministri, Isa Mustafa beson se  më një shtator Kuvendi do ta ratifikojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë se deri më një shtator do ta shfrytëzojnë kohën dhe të komunikojnë me opinionin, në mënyrë që të ketë sa më shumë informata, që me këtë marrëveshje, Kosova nuk humbë asnjë pëllëmbë tokë. Janë të pakuptimta insistimet e njerëzve në këtë temë. Pres që deputetët ta votojnë, sepse nuk ka arsye që Kosova të mos ketë  kufijtë ndërkombëtar. Kryeministri, Isa Mustafa ka shtuar më tutje se janë duke diskutuar me partnerët e koalicionit për mënyrat e ri formatimit por kjo çështje nuk do të kryhet para 1 shtatorit, pasi është koha e pushimeve. Me të përfunduar çështja e Demarkacionit, do të kryhet edhe ri formatimi i Qeverisë, theksoi kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …