Në arsyetimin e ligjit për Trepçën, sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur bindjen se ndryshimi i ligjit mundëson gjëra të mira si për ndërmarrjen, punëtorët po ashtu edhe për vendin. Me këtë projektligj synojmë të hapim të ardhmen e Trepçës jo kthimin në të kaluarën. Resurset minerale janë pronë e Kosovës. Ato i jepen në shfrytëzim Trepçës. Ajo do të jetë shoqëri aksionare. Trepça do të jetë korporatë unike me bilanc të konsoliduar por njësitë biznesore do të jenë të ndara mes vete. “Pas studimit të fizibilitetit të formohen veprimtari tjera. 20% e rentës minerare shkon për komunitete në investime në disa fusha. Asetet që nuk trajtohen me ligj do të trajtohen sipas studimit të fizibilitetit. Pretendimet do të trajtohen nga AKP dhe Dhoma e Veçantë ndërsa qeveria i merr obligimet”, ka thënë Mustafa.
