Mustafa

Kryeministri Mustafa paralajmëron një format tjetër për bisedimet me Serbinë, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar një format krejtësisht tjetër për bisedimet me Serbinë,  në Bruksel. Ai ka deklaruar se dialogu, si i tillë nuk po jep rezultate dhe ka akuzuar Serbinë për papërgjegjshmëri totale lidhur me zbatimin e marrëveshjeve. Në një intervistë për Radion-Evropa e Lirë, Isa Mustafa i  ka cilësuar “të papërgjegjshme Serbinë në raport me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel” duke shtuar se dialogu ndërmjet dy vendeve duhet të rifillojë me format dhe koncept tjetër, dhe se ai duhet të profilizohet, madje edhe të përcaktohet një afat kohor se kur duhet të përmbyllet. Ka mbetur që dialogu të rifillojë atëherë kur të konstituohet qeveria e Serbisë, pas zgjedhjeve në Serbi, por ju e shihni se ende kjo nuk po kryhet.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …