Kryeministri Mustafa i kënaqur me dinamikën e punimeve në fabrikën e re të ujit në Shkabaj

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Ambasadorja Zvicerane Krystyna Marty-Lang dhe ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani të shoqëruar nga Bordi i Drejtorëve të KUR”Prishtina” sh.a. në krye me Amir Gashi, U.D i kryeshefit Ekzekutiv, Ilir Abdullahu, menaxhmenti i kompanisë, vizituan punishten në fabrikën e ujit në Shkabaj. Ata u njoftuan më për së afërmi me mbarëvajtjen e progresit të punimeve të fazës së tretë të investimeve, Fabrika e ujit në “Shkabaj’.

U.D i kryeshefit ekzekutiv Ilir Abdullahu falenderoi Kryeministrin Mustafa, Ambasadoren Zvicerane dhe ministrin Agani për vizitën e tyre në këtë fabrikë. Ai poashtu falenderoi edhe të gjithë donatorët e tjerë për investimet e tyre në  Republikën e Kosovës me theks të veçantë  në sektorin e ujit, duke potencuar se projekti ”Shkabaj” është një nga investimet më të mëdha në furnizimin me ujë të pijshëm që nga themelimi i KUR”Prishtina”sh.a., dhe se është një projekt vendimtar jo vetëm për kryeqytetin por për  gjithë vendin. ”Me realizimin  e të gjitha fazave të investimeve, që janë planifikuar të përfundojnë deri në fund të vitit 2016, do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën dhe 7 komunat e tjera, do të ketë përmirësime të dukshme në largimin e ujërave të zeza dhe do të investohet në mbrojtjen efektive të burimeve nga ndotjet” tha ndër të tjera Abdullahu.

Kryeministri Mustafa dhe të tjerët u ndanë të kënaqur me dinamikën e punimeve në fabrikën e përpunimit të ujit ”Shkabaj”.

Kryeministri me këtë rast tha: ”Jemi sot në vizitë në punishten e Fabrikës së re të ujit në ”Shkabaj” bashkë me Ambasadoren Zvicerane, ministrin Agani dhe me ekipën e ujësjellësit rajonal ”Prishtina”, që të shohim zhvillimet e punimeve në ujësjellësin e ri, që do të jetë një kapacitet i domosdoshëm jo vetëm për Prishtinën por edhe për gjithë këtë regjion sepse, ju e dini që ky ujësjellës furnizon me ujë më tepër se tetë komuna dhe deri më tani kemi pasur probleme për plotësimin e nevojave të qytetarëve.. Është fjala për prodhimin e një sasie të ujit prej 700/s që pastaj kur i shtohet edhe fabrikave të tjera të ujit, i kënaq nevojat e tanishme të Prishtinës dhe komunave përreth. Eshtë një kontribut shumë i rëndësishëm i donatorëve tanë, investitorëve dhe i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj punëkryesit, menaxhmentin,  Qeverinë Zvicerane dhe Ambasadoren, që i kanë dhënë prioritet të jashtëzakonshëm sigurimit dhe menaxhimit të ujit në Kosovë, sepse për qytetarin e Kosovës asgjë nuk është më i rëndësishëm se uji në këto momente”, u shpreh kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …