Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa konsideron se Kosova ka arritur shumë vitin që shkoi por se këto nuk janë afirmuar

Kryeministri, Isa Mustafa konsideron se Kosova ka shënuar të arritura të shumta vitin që shkoi por se këto të arritura nuk janë afirmuar sa duhet. Shumë nga miqtë tanë po na bëjnë vërejtje se Kosova ka arritur shumë vitin e fundit, por se nuk i kemi afirmuar këto të arritura. Është, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, marrëveshja e parë kontraktuale që u lidh vitin që shkoi me Bashkimin Evropian, e cila mundëson integrimin tonë në ekonominë dhe demokracinë evropiane. Në fund të vitit të kaluar organizata prestigjioze amerikane Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) e radhiti Kosovën ndër vendet që përfiton prej fondeve të saj qindra miliona dollarë. Nuk ka raste dhe afera të korrupsionit nga qeveritarët. Jemi kujdesur për krijimin e kushteve më të mira për organet e drejtësisë, për gjyqtarë dhe prokurorë, ka shkruar në mes tjerash kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …