Duke folur për të arriturat e
qeverisë që drejton, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se gjatë këtij viti që
po lëmë pas është bërë një punë e madhe. Ai theksoi se e arritura më e madhe gjatë këtij viti ka qenë nënshkrimi i MSA-së
mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ai shtoi më tutje se deri më tani Qeveria
ka dërguar 70 projektligje në Kuvend ndërsa deri në fund të vitit do t’i
dërgojnë edhe dhjetë. Kryeministri, Isa Mustafa falënderoi ministrat për
angazhimet e tyre dhe të arriturat e ministrive që drejtojnë dhe theksoi se ata
ia kanë dal të realizojnë planin qeverisës për këtë vit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …