Në mbledhjen e katërt të Këshillit për Zhvillim të
Ekonomisë, kryeministri Isa Mustafa ka folur për të arriturat e Qeverisë gjatë
këtij viti. Ai, midis të tjerash, përmendi nënshkrimin e MSA midis BE-së dhe
Kosovën, për të cilën tha u mundëson bizneseve tona që të kenë një treg prej
500 milionë konsumatorësh. Ai vuri në dukje se pakoja e re fiskale që u zbatua
në shtator të këtij viti, ka dhënë rezultate konkrete ekonomike. Sipas kryeministrit
Mustafa, Qeveria përmes reformave ia ka dalë të arrijë stabilitet ekonomik në
vend.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …