Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të marrë pjesë në mini-samitin Ballkanit në Sarajevë, i caktuar të mbahet për ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga Kabineti i Kryeministrit Mustafa. Sipas agjendës zyrtare, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, thuhet se do të takohen në Sarajevë, si vazhdimësi e Samitit të Berlinit. Kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia do të takohen në Sarajevë për të diskutuar projektet e përbashkëta që ndërlidhin këto vende, në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Këto projekte, përfshijnë transportin, infrastrukturën energjetike dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …