Mustafa theksoi se situata në veri duhet vështruar si njësi situatën në vendin tonë. Ai shtoi se strukturat paralele, përkundër se është fikur e ashtuquajtura Civilina Zashtita, vazhdojnë të veprojnë në këtë pjesë të vendit. Madje, tha ai, struktura paralele ka gjithandej nëpër Kosovë dhe me këtë Serbia po përpiqet të thotë se e ka nën kontroll vendin. Në vazhdim Msutafa përmendi edhe bisedat që po zhvillohen me Serbinë e në veçanti ato që u zhvilluan në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit ndërmjet krerëve të Kosovës e të Serbisë. Bisedat edhe pse i quajti të vështira, ai i vlerësoi të suksesshme. As një nga opozita që kundërshtoni dialogut nuk do ta kundërshtonit po të ishit në pozitë dhe të kishit përgjegjësi”, shtoi me tej Mustafa, duke kërkuar mos përkrahjen e rezolutës së propozuar të kësaj interpelance, meqë sipas tij, rezoluta nuk parasheh zgjidhje, por vetëm shpreh shpreh mllefin opozitar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …