Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa përdorë kreditë e premtuara nga FMN-ja për të bind deputetët të votojnë ligjin për veteranët e UÇK-së

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, kryeministri, Isa Mustafa ka përdorë kreditë e premtuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për t’i bind  deputetët të votojnë ligjin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndryshimi i ligjit për veteranët e UÇK-së duhet të bëhet këtë vit. Në rasat se legjislativi nuk e miraton ligjin, atëherë Kosova rrezikon të humb mbi 100 milionë euro fondet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka theksuar kryeministri, Isa Mustafa. Ai ka shtuar më tutje se nxitimi për ta miratuar ligjin për veteranët nuk buron nga ne por nga kërkesa e FMN-së. Është kërkesë eksplicite që kjo çështje të mbyllet gjatë këtij viti . Bordi i FMN-së që do të mbahet me 4 ose 6 janar , mund të vendos që mos të jemi më në suaza të programit të FMN, ka thënë në mes tjerash kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …