Kryeministri, Mustafa priti lordin, George Robertson

Kryeministri i vendit, Isa
Mustafa priti sot në takim ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, lordin
George Robertson. Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e
popullit dhe Qeverisë së Kosovës për kontributin që ka dhënë lordi Robertson në
periudhën e luftës. “Republika e Kosovës është sot shtet demokratik, sovran dhe
i pavarur falë përkrahjes që populli jonë dhe lufta e tij çlirimtare mori nga
shtetet demokratike nga vendet lidere të botës demokratike, SHBA-të, Mbretëria
e Bashkuar dhe vendet tjera evropiane pjesë e Aleancës Veriatlantike”, theksoi
kryeministri, Mustafa. Ndërkaq, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lordi
George Robertson, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë, duke çmuar
përkushtimin e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për zhvillimin e vendit
dhe për stabilitetin rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …