Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish- përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Katerinë Ashton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. Gjatë takimit, kryeministri ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve për kontributin që Baronesha Ashton ka dhënë për Kosovën gjatë mandatit të saj si përfaqësuese e lartë e BE-së. Duke vlerësuar përkushtimin e saj gjatë procesit evropian të dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mustafa e njoftoi atë edhe për zhvillimet e fundit në këtë proces.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …