Kryeministri, Mustafa priti përfaqësuesit e FMN-së

Kryeministri, Mustafa priti përfaqësuesit e FMN-së

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa u takua sot me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga shefi i Misionit për Kosovën, Jacques Miniane. Siç njofton kumtesa kryeministrore, gjatë takimit u fol për ekonominë në vend, stabilitetin buxhetor dhe financiar. Duke falenderuar për përkrahjen e deritashme, kryeministri Isa Mustafa shprehur përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar bashkëpunimin me FMN-në. Ndërkaq, përfaqësuesi i Fondit Monetar, Jacques Miniane, vlerësoi të arriturat e Qeverisë së Kosovës. Në këtë takim u bisedua edhe për nevojën e adresimit brenda parametrave, të çështjes së pagesave për veteranët, si çështje e rëndësishme për stabilitetin e mëtejshëm buxhetor dhe financiar të vendit, por edhe si kusht i vazhdimit të programit me FMN-në.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …