Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është duke punuar rreth grumbullimit të votave të nevojshme, për riprocedimin e demarkacionit me Malin e Zi në kuvend, në mënyrë që ky ligj të mos dështojë. Ai është shprehur i bindur se ratifikimi i projektligjit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi do të ndodhë shumë shpejt, por nuk ka caktuar ndonjë datë të mundshme.
