Kryeministri Mustafa takon komandantin suprem të NATO-s për Evropën

Kryeministri Mustafa takon komandantin suprem të NATO-s për Evropën

Edhe kryeministri, Isa Mustafa priti në takim komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, gjeneralin Curtis Scaparrotti. Gjatë këtij takimi, ai e njoftoi bashkëbiseduesin mbi përparimin në Kosovë dhe synimet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetit ligjor.  Kryeministri Mustafa foli edhe për fuqizimin e fushës së sigurisë si dhe përgatitjet për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, Gjenerali Curtis M. Scaparrotti, tha se NATO është e përkushtuar në misionin e saj në Kosovë. Ai, gjithashtu, shprehu vazhdimin e përkrahjes së NATO-s për Kosovën, duke përfshirë edhe trajnimin dhe avancimin e FSK-së si dhe aspekteve tjera që lidhen me sigurinë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …