Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi tash e një muaj i është rikthyer qeverisë pasi që në seancën e 1 shtatorit vetë kryeministri Isa Mustafa e tërhoqi nga rendi i ditës Projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Javë më parë kryeministri, Isa Mustafa kishte deklaruar se me tu kthyer nga vizita e tij në Nju Jork do të zhvillojë takim me liderët e partive opozitare dhe se çështja e Demarkacionit do të mbyllet shpejtë. Mustafa ka thënë se pasi të mblidhen të gjitha faktet, Demarkacioni do të ratifikohet në Kuvend, dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë muajit tetor. Demarkacioni, mund të kalojë vetëm nëse disa nga deputetët e koalicionit ndërrojnë qëndrimin e tyre dhe votojnë për versionin e demarkacionit të cilin e mbështet Qeveria e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …