Kryeministri, Isa Mustafa është takuar sot me këshilltarin federal të Zvicrës, Guy Parmelin, i cili është edhe udhëheqës i Departamentit Federal të Mbrojtjes dhe Sportit. Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, Kujtim Shala dhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, kryeministri Mustafa e njoftoi zyrtarin zviceran mbi zhvillimet në vend. Kryeministri, Mustafa foli edhe për procesin e shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura, duke sqaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për një gjë të tillë. Ndërkaq, këshilltari Federal, njëherësh udhëheqës i Departamentit Federal të Mbrojtjes, të Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), Guy Parmelin, vlerësoi të arriturat në Kosovë. Në këtë drejtim, ai shprehu nevojën e identifikimit të fushave në të cilat bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mund të thellohet edhe më tutje, si në aspektin ekonomik, të investimeve dhe në lëmenj të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …