Kryeministri në detyrë Albin Kurti e viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti i shoqëruar edhe nga Ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi, vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së në Prishtinë. Ai u prit nga Ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Quni i shoqëruar nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Enver Dugolli, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, U.d. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Faruk Geci dhe Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj.

Në fillim, Ministri Quni falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe e njoftoi në pika të përgjithshme për nivelin e gatishmërisë operacionale dhe veprimet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në mbështetjen e autoriteteve qendrore dhe lokale civile në përballimin e situatës së krijuar pas pandemisë së COVID-19.

Në anën tjetër, Komandanti i FSK-së, e njoftoi kryeministrin Kurti me të dhëna konkrete për objektivat operacional të FSK-së, programet dhe projektet kryesore të planifikuara për periudhën vjetore dhe afatmesme që determinojnë stadin e zhvillimit dhe operacionalizimit të plotë të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të planifikuara me mbështetjen e aleatit tonë kryesor, SHBA-së dhe partnerët tjerë sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Nga ana e tij , Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për lidershipin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, për angazhimin dhe kontributin e veçantë në përballjen aktuale me COVID-19, si dhe shprehu zotimin për përkrahjen e plotë në të gjitha aspektet dhe drejtimet të FSK-së, në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të tranzicionit, si një ndër objektivat edhe të programit qeveritar të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …