Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar lehtësimin e masave që përfshihen në fazën e dytë, e cila nis më 18 maj. Ai ka treguar edhe se cilat biznese do të rihapen. “Nga dita e hënë, 18 maj 2020, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave. Kjo do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve. Do të rihapen këto biznese: 1.Floktarët dhe sallonet e ondulimit 2.Stomatologët dhe fizioterapeutët 3.Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër 4.Gastronomia (merre-me-vete, take away) 5.Transporti hekurudhor 6.Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta) 7.Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe 8. Hapja e galerive dhe muzeve. Do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit, ka thënë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …