Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se kryetari Hashim Thaçi duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ecjen përpara është ai 82.2: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”. Kurti ka thënë gjithashtu se kjo do të jetë hera e tretë e situatës së njëjtë në Kosovën e pavarur: kishim mocione të suksesshme të mosbesimit edhe në vitet 2010 e 2017, pas të cilave kryetari i vendit shpërndante Kuvendin dhe shpalleshin zgjedhjet e parakohshme.
