Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti takon ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e IKShPK-së

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti takon ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e IKShPK-së

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, sot ka mbajtur takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, me përfaqësues të IKSHPK-së dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit. Në këtë takim është vlerësuar situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit për 7.7 %, me trend të rritjes në tri ditët e fundit të kësaj jave nga 320 raste në 422 raste në mesatare këtë javë (24,1%). Për këtë qëllim, janë dhënë një mori rekomandimesh duke u bazuar në situatën epidemiologjike në vend, ku është theksuar nevoja që Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale të zbatojnë në përpikëri Ligjin Anti-COVID, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, si dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK dhe MSH në të gjithë sektorët. Ndërsa, sa u përket vaksinave, Ministria e Shëndetësisë është duke pritur kontingjentin e parë të vaksinave dhe është e gatshme që posa të vijnë, të zbatohet strategjia e vaksinimit anti COVID-19 në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …