Avdullah Hoti: Albin Kurti po mashtron, ne ia kemi dorëzuar të gjitha dokumentet për dialogun

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti uron të gjithë qytetarët e vendit në prag të Vitit të Ri

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, me rastin e festës ndërrimit të motmotit, ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për një vit sa më të mbarë, duke thënë se viti që po lënë pas ishte jashtëzakonisht i rëndë për shkak të pandemisë me koronavirus. Ai në një video-adresim ka thënë se lutjet e tij sonte janë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, përfshirë familjet e mjekëve dhe infermierëve, policëve dhe stafit tjetër që kanë humbur jetën në krye të detyrës, ndërsa, të prekurve iu dëshiroj shërim sa më të shpejtë. Hoti ka theksuar pandemia ka prekur mirëqenien e qytetarëve, por Qeveria ka bërë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë të gjithëve ndonëse e pranon se kjo mbështetje nuk ka qenë në shkallën e duhur. Ai ka thënë se vitin në të cilin po hyjmë do të vazhdojnë të ruajnë integritetin e institucioneve dhe të promovojnë vlerat demokratike, përmes një qeverisje që ofron normalitet në jetën e përditshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …