Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa ka emëruar ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, ministre të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të stafit në kryeministri, Vlora Dumoshi, ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale ka emëruar zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi. Mustafa do të marrë vendim edhe për emërimin e ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm, të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ministrat e ri do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …