leoni

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në 18 vjetorin e rënies se Rahim Beqirit "Rokit"

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në 18 vjetorin e rënies se Rahim Beqirit “Rokit”

Kryeministri Haradinaj, me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit-komandant ‘Roki’, sot ka bërë homazhe tek lapidari i tij, në fshatin Kopërnicë të Dardanës. Ai, tha se si çdo popull që i ka qëllimet dhe interesat e veta, e të cilave duhet t’i shërbejmë, edhe shqiptarët i kanë, por interesat e shqiptarëve nuk janë interesa armike për popujt tjerë, por janë të drejta për ne si popull. Sipas njoftimit kryeministror, para të pranishmëve, Haradinaj, tha se duke i përfunduar punët tona, ashtu siç i kanë përfunduar heronjtë tanë, të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja deri në flijim, sikur komandant Roki, është detyrë jona të jemi në kohë, të kërkojmë llogari dhe të besojmë në vetvete. Nga një fjalë para të pranishmëve e mbajtën edhe kryetari i Komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati, bashkëluftëtari nga Tetova, Fexhri Hasipi dhe djali i komandant Rokit, Vedat Beqiri. Kryeministri në detyrë, Haradinaj, gjatë ditës ka bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …