leoni

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Këshillit të Boshnjakëve të Malit të Zi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Këshillit të Boshnjakëve të Malit të Zi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Këshillit të Boshnjakëve të Malit të Zi që veprojnë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga Esad Rastoder dhe i shoqëruar nga deputetja Emilia Redzepi. Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Haradinaj i njoftoi të pranishmit me të arriturat e vendit, proceset politike dhe angazhimin e ekzekutivit në respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe ofrimin e kushteve për ta, pa dallime. Haradinaj, e ka falënderuar Këshillin e Boshnjakëve të Malit të Zi, rrjet ky që është zgjeruar më vonë edhe në përfshirjen e boshnjakëve nga Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Sanxhaku, Kroacia, Sllovenia për krijimin e një rrjeti të komunikimit, duke ndihmuar boshnjakët përmes projekteve të ndryshme. Ai ka theksuar rëndësinë e respektimit të njëri-tjetrit, pavarësisht dallimeve duke konsideruar si njërin prej komuniteteve që është angazhuar në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …