Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl. “Norvegjia ka treguar përkushtim dhe mbështetje të plotë për Kosovën, në sferat më të rëndësishme për jetën në vend dhe ne jemi mirënjohës për këtë fakt, siç jemi të interesuar ta vazhdojmë këtë partneritet të mirë”, kështu ka thënë Haradinaj pas takimit. Duke e uruar për detyrën e re në vend, Kryeministri ka theksuar se Kosova ka qenë me fat që në periudhat kyçe të shtetndërtimit ka pasur në krah vende si Norvegjia që e kanë mbështetur kauzën tonë për liri dhe shtetndërtim. Haradinaj, e ka njoftuar Ambasadorin Grondahl për të arriturat e Kosovës, fuqizimin e rendit dhe ligjit, reformat në administratë, rritjen ekonomike të vendit dhe progresin në fusha të tjera, si hapa të rëndësishëm drejt një rruge të pakthyeshme të integrimit euro – atlantik dhe avancimin e shoqërisë në vend.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …