leoni

Kryeministri Rama e quan paradoks mosdhënien e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Rama ka thënë se Kosova është shteti i vetëm në Evropë që ka nevojë për liberalizim të vizave. “Qytetarët në Kosovë sot nuk mund të lëvizin të lirë, ndërsa ironikisht, në kohën kur ishin një komunitet i margjinalizuar në Jugosllavi mund të lëviznin pa probleme. Ata janë shteti i vetëm në Evropë që kanë ende nevojë për viza. Ky është një paradoks i tmerrshëm për ta. Kjo i bën të ndihen në kurth në shtetin e tyre të pavarur dhe kjo ngjan si një tradhti nga ana e Evropës, në këndvështrimin e njerëzve të thjeshtë”, ka thënë Rama gjatë një ligjëratë në Kolegjin e Evropës në Bryzh të Belgjikës, ku foli mbi kuptimin e Bashkimit Evropian dhe procesin e zgjerimit në pikëpamjen shqiptare dhe rajonale.

Procesi i zgjerimit, për kryeministrin Rama, ka qenë një nga mjetet më të suksesshme transformuese të BE-së, ku 22 nga 28 shtetet anëtare u bashkuan përmes raundeve të ndryshme të zgjerimit. “BE-ja është fuqia transformuese e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore në vendet e rajonit tonë, edhe pse ne nuk jemi ende pjesë e Bashkimit Evropian. Standardet e kriteret e BE-së janë katalizatori kryesor i reformave, të cilat udhëhiqen natyrisht, edhe nga vendosmëria jonë për t’iu bashkuar familjes evropiane. Pa mekanizmit të integrimit në BE, do të ishte absolutisht e pamundur të mbaheshin të gjitha këto vende në rrugën ku ata janë duke u mbajtur dhe për të nxitur reformat për modernizimin”, ka deklaruar Rama.

Në kontekstin e reformave integruese, kryeministri veçoi reformën në drejtësi. “Tani jemi në fazën e parë të finalizimit të reformës në drejtësi. Komisioni i Venecias është i pranuar nga të gjithë si një këshilltar mbi palët, ndaj jam besimplotë që do të kalojmë pengesat” është shprehur ai.

Sot, në BE haset fenomeni i “lodhjes nga zgjerimi”. Fenomen që, në nënvizimin e kryeministrit Rama, mbart edhe rrezikun: “Kjo ‘lodhje nga zgjerimi’ vë në rrezik fuqinë transformuese të BE-së mbi ‘evropianizimin’ e vendeve të rajonit. ‘Lodhja nga zgjerimit’, gjithashtu, i jep hapësirë politikanëve nacionalistë dhe islamizmit radikal në Ballkanin Perëndimor, që të përdorë neglizhencën e BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor për agjendën e tyre”, ka thënë Rama.

I pyetur sa ndikon atmosfera rreth myslimanëve sot në Evropë në procesin e integrimit, kryeministri Rama ka theksuar se të tilla qëndrime lidhen më shumë me mosdijen dhe mungesën e njohurive mbi besimin fetar.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …