Edi Rama

Kryeministri Rama ka shkruar se është krenar me rojet ushtarake të Shqipërisë që neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar se është krenar me rojet ushtarake që neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh. Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithë farë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! “Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh. Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, ka shkruar mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për ngjarjen në Gramsh në të cilën tre persona me pasaporta ruse dhe ukraninase kanë bërë përpjekje për të hyrë në uzinën ushtarake por ja ndaluar nga dy rojën ushtarake të Shqipërisë të cilët i kanë marrë lëndime gjatë ndalimit dhe pamundësimit të këtyre personave për të hyrë brenda uzinës ushtarake në Gramsh.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …