Kryeministri, Edi Rama, refuzoi me mirësjellje kërkesën e z. Trump për të zhvendosur ambasadën e Shqipërisë në Jerusalem

Kryeministri Rama: Marrëveshja që do të firmosim e shndërron portin e Durrësit në një port të Kosovës

Ka nisur mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Në një fjalë rasti, kryeministri shqiptar tha se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive në të kaluarën kanë pasur zbatim të mirë. Në këtë kontekst, ai përmendi marrëveshjen për kontrollet kufitare, mirëpo që sipas tij kjo duhet të rezultojë me heqjen totale të kufirit. Rama përmendi edhe marrëveshjen për portin e Durrësit. “Marrëveshja që së shpejti do të firmosim, faktikisht na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, shndërrimin e portit të Durrësit në një port defakto edhe të Kosovës”, tha ai. Sipas tij, me këtë marrëveshje do të njihen automatikisht agjentët doganorë të të dyja vendeve, si dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta. Ai tha se si rrjedhojë e bashkëpunimit mes dy vendeve,  ka pasur shkëmbim të rritur tregtar në një klimë të pafavorshme për këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …